11 janar 2015 – Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka pranuar se ajo është muslimane dhe se nuk bën të akuzohen muslimanët për vrasjet në Paris. Në një llogari që besohet se është personalja e këngëtares, ajo ka shkruar se është me kulturë islame dhe se muslimanët nuk janë terroristë.
Ajo thotë se thirrjet për vrasje ndaj muslimanëve në rrjetet sociale nuk janë të duhura dhe ka kërkuar paqe e dashuri mes të gjithëve.
“Unë besoj në Zot dhe jam me kulturë islame. Këto thirrje për t'u vrarë të gjithë myslimanët po ma thyen zemrën. Muslimanët nuk janë terroristë”.
“Të fajësosh dhe të urresh secilin musliman për aktin është absurd. Këta që vrasin në emër të Zotit s'janë muslimanë. Ata janë vetëm terroristë. Islami është për dashuri, paqe, liri dhe barazi. Muslimanët i dashurojnë qeniet e gjalla dhe shpërndajnë dashuri gjithandej. Mos besoni atë që thuhet në media. Mos shpërndani urrejtje. Zoti na bekoftë të gjithëve, krishterët e myslimanët, ne të gjithë jemi fëmijët e Zotit”, u shpreh Rita në llogarinë e saj personale.
Rita Ora: Myslimanët s’janë terroristë
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Bardhi: PS kërkon ta shtyjë imunitetin e Ballukut deri në shkurt! Deri atëherë, Belinda e ka ngrënë bakllavanë edhe dëshmitarët
UAMD feston 20-vjetorin e krijimit
UAMD feston 20-vjetorin e krijimit (VIDEO)
Akuza të “frikshme” nga ish-nutricionistja e Realit të Madridit: Më përzunë nga ekipi, më thanë se më rrezikohej jeta…





