Mbrëmjen e së premtes ishte hera e parë që Rita Ora shfaqte talentin e saj në skenën legjendare të “Glastonbury”-t, kështu ajo bëri gjithçka të mundshme, për t’u siguruar se do të kujtohet gjatë nga fansat e saj. 

Ishte pikërisht ky rasti, teksa ajo doli disi “e egër” në skenën “Pyramid”, mbrëmjen e së premtes.

Këngëtares i shkëlqente së tepërmi lëkura, duke qenë se kishte veshur një fustan të kuq të shndrritshëm për këtë ngjarje. 

Sigurisht, ajo nuk u duk aspak e turpshme, kur nxorri fundshpinën e saj para turmës së madhe, falë të çarës që kishte fustani i saj, kur u kthye me shpinë nga publiku. 

Rita dha gjithcka nga ana e saj, me flokët e zbardhur të gjata e të lëshuara, teksa shpërthente me mikrofonin.