19 dhjetor 2014 –  Sukseset e Rita Orës janë të njëpasnjëshme, e ndërsa të tjera detaje janë zbuluar referuar pjesëmarrjes në The Voice UK. Tashmë janë publikuar fotot e para të këngëtares, si anëtare e jurisë së The Voice UK. 

Ora i është bashkuar këngëtarit veteran Tom Jones, Will.i.am-it si dhe liderit të Kaiser Chiefs, Ricky Wilson.

Në vendin e saj më parë kanë qenë Jessie J dhe Kylie Minoge. Will.i.am e ka mirëpritur ardhjen e Ritës, duke thënë se ajo është “e ëmbël dhe do te jetë një pjesë e rëndësishme e ekipit të trajnerëve”.