Muajt e fundit në mediat rozë flitet për një lidhje midis këngëtares me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Chris Brown. Ndërkohë asnjëri prej këngëtarëve nuk ka reaguar ende për këtë lajm por mbrëmjen e djeshme ata janë filmuar së bashku.

Çifti ndodhet së bashku në Milano dhe po qëndrojnë në të njëjtin hotel. Pas përfundimit të “Milano Fashion Week” ata janë larguar për të festuar në një nga club-et e qytetit.

Tre vite më pare Rita Ora dhe Chris Brown kanë bashkëpunuar në këngën “Body on me”, ku dhe kanë realizuar disa skena të nxehta.