NEW YORK– Rita Ora besohet se është duke u takuar me aktorin dhe muzikantin, Evan Ross, i cili është djali i këngëtares së njohur Diana Ross.
Sipas disa burimeve, Rita dhe Evan janë parë duke u argëtuar të dielën në Manhattan, dhe më pas kanë kaluar një natë pasionante.
“Ata ishin aq të afërt me njëri tjetrin. Shkëmbyen madje edhe një puthje pasiononte”,- ka thënë një burim për gazetën New York Post, transmeton Ina.
Bëhet e ditur se, gjatë kohës që Rita ishte e lidhur me Rob Kardashian, ajo ishte takuar edhe me Evanin, në një festë të organizuar nga labelli i saj, Roc Nation.