Edhe më parë lidhjet e këngëtares Rita Ora kanë qenë në fokus të mediave, por kësaj radhe duket se lidhja është pak më ndryshe, pasi në të është e përfshirë edhe një person.
Kështu ka filluar të përflitet në mediat botërore, pas publikimit të disa fotografive ku Rita shihet në përqafimin e Taikas dhe aktores Tessa Thompson.
Fotografitë e tjera të publikuara më pas tregojnë Taikan teksa puth Ritën dhe më vonë edhe Tessan. Të afërta dhe intime në këto foto shihen dhe dy vajzat e famshme.
Kjo treshe e famshme e Hollywood-it duket se e kanë kaluar një mbrëmje duke festuar në shtëpinë e regjisorit të shpërblyer me “Oscar”.
Aktorja Thompson në vitin 2018 ka bërë të ditur se tërhiqet seksualisht nga meshkujt dhe femrat, por nuk kishte pranuar ta identifikojë veten si biseksuale.
Edhe Ora në të kaluarën ka folur për fleksibilitetin në orientimin e saj seksual.





