Mamaja e Rita Orës, Vera, ka postuar një fotografi me të bijën, ku shihen në një vend të Kosovës që ato kanë për të viziuar gjatë misionit tre-ditësh në vendlindje.

Rita shihet në veshje e dukje shumë të thjeshtë, derisa nuk e ka ndaluar as dita me shi për të bërë atë për të cilën ka ardhur, si ambasadore e UNICEF për t’i dalë në ndihmë fëmijëve në nevojë.

Vera ka shkruar se ndihet shumë krenare që Rita ka gjetur të ndajë pak ditë nga turneu i saj ‘Phoenix’ për të bërë këtë mision bamirës në vendlindjen e saj.