DURRËS, 1 nëntor 2014 –   Rita Ora u vesh si një kukull Barbie për të festuar Halloween-in në Londër dhe arriti të tërheqë vëmendjen me një fustan të ngushtë rozë të shoqëruar me një xhaketë dhe kurorë të së njëjtës ngjyrë. Gjithashtu, 23-vjeçarja mbante në dorë një qen të bardhë lodër. Në një festë të organizuar nga Fran Cutler dhe Cafe KaiZen, këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova u shoqërua nga i dashuri i saj Ricky Hilfiger, i cili ishte veshur jo për festë. “Gëzuar Halloween-in! Jeto si një barbi”, shkroi Rita Ora në Instagram.