4 shkurt 2015 – Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është nominuar për çmimet britanike të muzikës.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja në një postim në rrjetet sociale. Në llogarinë e saj në Instagram, Rita shprehet e entuziasmuar për këtë nominim. Ende nuk e besoj se jam nominuar në Brit Award, ka shkruar këngëtarja shqiptare në postimin e saj. Rita Ora është nominuar për çmimin “Best Single” dhe në këtë betejë do të jetë sëbashku me ish- partnerin e saj Calvin Harris.





