Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, dje ka paditur Jay Z duke kërkuar që të largohet nga firma e tij, meqë interesat e kësaj kompanie janë fokusuar diku tjeter.
Këngëtarja Rita Ora mbetet shumë e popullarizuar në Britani dhe vende të tjera.
Aktualisht, në Britani ajo ishte anëtare e jurisë së programit televiziv garues muzikor, X Factor, por prej vitit 2012, kur ka debutuar, nuk ka publikuar asnjë album, raporton agjencia AFP.
Në padinë e paraqitur në një gjykatë në Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara, Rita Ora thotë se ajo ka pasur inçizime të shumta, që ka shpresuar se do t’i paraqiteshin publikut në formë të albumeve, por në këtë aspekt ishte penguar nga kontrata e saj me kompaninë, Roc Nation, të reperit Jay Z.