Rita Ora ka kaluar shumicën e dimrit në New York dhe Europë.

Tani ajo ka arritur në Australi ku edhe do të performojë në festivalin e muzikës “Future” gjatë fundjavës.

Ylli 22 vjeçar që ka performuar së fundmi edhe në Javën e Modës në Paris, si duket nuk ka ndërmend të rrijë në një vend, shkruajnë mediat amerikane, të cilat po përcjellin me vëmendje çdo lëvizje të saj.

Daily Mail, ka shkruar më tepër lidhur me atë se si Rita me të arritur në Sydney, duket të jetë kënaqur për shkak të motit të nxehtë,  kjo gjë vërehet edhe në rrobat e saj të cilat, natyrisht që dallojnë shumë nga ato që duhej të vishte në Europë.