Pak ditë më parë u fol në media se Rita Ora po kalonte disa probleme shëndetësore dhe se për këtë po merrte trajtim mjekësor.
Këngëtares i duhet të jetë gati për performancat e saj edhe pse problemet me frymëmarrjen vazhdojnë ta shqetësojnë ende.
Rita ka publikuar një video në Instagramin e saj ku duket se po aplikon një procedurë mjekësore, e quajtur “aerosol” për problemet me frymëmarrjen si dhe ushtron shumë prova për zërin.
“Erosol për zërin tim, do të jem kështu edhe në avion”– ka shkruar këngëtarja.





