Rita Ora e ka marrë shumë me seriozitet palestrën. Këngëtarja gjatë këtyre muajve të pandemisë ka qenë më e lirë nga aktivitetet. Por, ajo në këtë kohë i është përkushtuar shumë palestrës, prandaj përmes imazheve joshëse po i tregon rezultatet që ka arritur.

Së fundmi, këngëtarja publikoi disa foto, në të cilat fotografon trupin nga afër, ku shihet e djersitur pasi kishte ushtruar.

Rita u shfaq me veshje sportive, ndërsa provokoi ndjekësit me pozat që mori para kamerës. Kujtojmë se Rita Ora është duke punuar rreth albumit të saj të ri, për të cilin ende nuk ka dhënë shumë detaje.