23 shkurt 2014 – Këngëtarja e njohur me prejardhje shqiptare Rita Ora, herë pas here na ka bërë të ditur përmes fotove që publikon në rrjete sociale se ajo nuk ka kufi në argëtim. Këngëtarja e cila këto ditë po qëndron në Milano bashkë me shoqërinë e saj, ajo ka postuar në rrjetet sociale foto të ndryshme ku shihet duke u dëfryer, e ndër to ka postuar edhe një foto ku shihet ajo bashkë me këngëtaren Elleir Goulding duke u puthur në buzë.

“Thank god we found you! Last night. We love our E G thang!! ”

ishte mbishkrimi i Ritës, që kishte lënë pranë fotos të publikuar në Instagram. E këtë gjest këngëtarja në koment ka shkruar se është vetëm një dëfrim i vajzave e asgjë më shumë. Ndryshe këngëtarja ka ardhur edhe me një risi tjetër, ajo nëpër fotot që po i publikon shihet se ka ndërruar edhe pamjen, flokët e saj më nuk janë të gjatë si dikur.