Këngëtari Chris Brown ka postuar në Instagram një fotografi kontraverse, që ka hapur shumë polemika në rrjetet sociale.
Ai shihet në shtrat në një moment erotik me një femër. Ajo duket e ngjashme me Rita Orën, dhe fansat kanë filluar të shtrojnë pyetje për ndonjë histori të nxehtë pasioni mes këngëtarëve.
Nuk është çudi që kjo të ndodhë pasi këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora dhe Chris Brown kanë realizuar bashkë hitin “Body on Me”, ku u duk se kishte tërheqje të fortë mes tyre, të cilën e dëshmuan nëpërmjet skenave të tërheqjes seksuale.





