Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është fotografuar me një fustan ngjyrë rozë të markës “Prada” teksa shëtiste me të dashuri e saj në Los Angelos.

Rita dhe i dashuri i saj regjisor kishin kombinuar veshjet e tyre.

Këngëtarja mbante të veshur fustanin e thurur rozë shoqëruar me një kapelë dielli. Ndërkohë, Taika kishte veshur po ashtu një bluzë rozë dhe pantallona të shkurtra sportive të zeza. Mesa duket roza dukej se ishte ngjyra e ditës për të dy ata.

Fotografitë e Rita Orës duke u puthur me regjisorin e njohur dhe të dashurën e tij aktoren Thor Tessa Thompson u bënë virale në mediat sociale. Lidhja e përfolur  treshe u komentua gjatë në media pasi u fotografuan gjatë momenteve intime.

Ndërkohë Rita Ora dhe regjisori dolën publikisht si çift në fund të prillit në Sidnei aty ku këngëtarja shqiptare ndodhej për xhirimet e “The Voice Australia”.