Ka qenë jashtëzakonisht e zënë gjatë këtij viti dhe për këtë arsye Rita Ora ka vendosur të shplodhet disa ditë në plazhin e Majemit.
Ditën e hënë, këngëtarja me origjinë shqiptare u fotografua me një kostum banjoje tringjyrësh, që i nxirrte në pah format e saj të rrumbullakta.
Këtë vit, debutimi për herë të parë në jurinë e një “talent-show” muzikor për Rita Orën, si “X-Factor” në Britani, shënoi suksesin më të madh, pasi këngëtarja të cilën ajo e kishte në patronazh fitoi këtë konkurs.
Luisa Johnson, një 17-vjeçare me një zë të jashtëzakonshëm arriti të fitojë konkursin e talenteve të muzikes mes mijëra konkurruesve.
Një rol të veçantë në suksesin e Johnson ka edhe këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora, e cila shkëlqeu si anëtare e jurisë përkrah Simon Coëell, njeriut më me influencë në botë në fushën e muzikës.