Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora ka qënë e ftuar mbrëmjen e kaluar në 'The voice of Germany' ku ka surprizuar jurinë e konkursit muzikor.
Me këngën “Your song”, Rita fillimisht është shfaqur si konkurente e cila dëshiron të bëhet këngëtare, zëri i së cilës ka mahnitur jurinë.
E mrekulluar nga zëri i Ritës, juria ka mbetur e befasuar në momentin që është kthyer përballë saj.
Më tej këngëtarja me famë botërore, ka treguar se ndodhet aty për të ndihmuar një nga anëtarët e jurisë në përzgjedhjen e konkurentëve, teksa ka thënë që është shumë e vështirë për këdo që gjendet në atë situatë sepse duhet të llogarisësh çdo gjë, që nga mikrofoni deri te detajet e tjera dhe emocionet në një skenë të tillë janë përherë të pranishme pavarësisht sa eksperiencë ke në skenë, duke inkurajuar të gjithë konkurentet që nuk e kaluan dot fazën e audicioneve të fshehta.
Ajo gjithashtu ka qenë në jurinë e “The Voice UK”.





