21 janar 2015 –  Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka sjellë bashkëpunimin e saj të ri me Charli XCX.

Kënga titullohet “Doing It” dhe do të jetë pjesë e albumit të fundit të këngëtares Charli XCX të titulluar “Sucker”. Në një postim në llogarinë e saj në Facebook Rita shkruan se gjatë xhirimeve të klipit është kënaqur shumë, e shpreson se do të ketë momente të tjera si këto edhe në klipet e së ardhmes. Klipi është publikuar në YouTube, një ditë më parë dhe ka marrë deri tani më shumë se 600.000 klikime.