11 nëntor 2015 – Është e ditur tashmë se këngëtarja hollivudiane, me origjinë shqiptare Rita Ora, është një profesioniste për këngët cover. Në emsionin radiofonik Capital FM në Londër, ku ishte e ftuar, asaj iu kërkua të këndonte në një formë tjetër disa nga këngët më të njohura për momentin.
Ajo këndoi këngën më të fundit të Drake, “Hotline Bling”, së bashku me bashkëpunëtorin e saj Sigma. Në momentin që moderatorja e emisionit i kërkoi 24-vjeçares të këndonte këngën e suksesshme të këngëtares Adele “Hello”, duket se ajo hezitoi. Por kjo gje nuk zgjati shumë pasi ajo surprizoi të gjithë duke e kënduar këngën në një gjuhë tjetër.
/portali DurresLajm/