Rita Ora dhe Dua Lipa na kanë bërë krenarë në të gjithë botën me suksesin e tyre, por dy artistet shqiptare ndër më të vlerësuarat, kanë treguar se nuk kanë raporte të mira me njëra-tjetrën.
Të dyja këngëtaret zhvilluan këtë vit koncerte në Tiranë, ku mblodhën shumë njerëz.
Një ditë pas koncertit që Dua zhvilloi në sheshin “Skënderbej” në Tiranë me 28 nëntor, ajo rishpërndau në Instagram një postim, i bërë nga një faqe e fansave të Duas, ku thuhej se koncerti i saj është ndjekur nga 200 mijë njerëz, e duke thyer rekordin e vendosur nga Tina Turner në 1998-n.
Rastësi ose jo, pas këtij postimi në rrjetin social të Duas, dhe Rita Ora shpërndau një postim nga një faqe e fansave të saj, një pamje nga koncerti që artistja pati në Prishtinë, më 17 shkurt 2018, kur po festohej 10-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, për të cilin thuhej se kishte mbi 300 mijë pjesëmarrës.
“Kthim pas në 2018 kur Rita Ora theu rekordet duke mbledhur gjysmë milionë njerëz në koncertin e saj në Kosovë dhe Shqipëri. Çmenduri!!! Në Kosovë mblodhi mbi 300.000 njerëz. Në Shqipëri mbi 250.000 njerëz!! Ende askush nuk e ka thyer rekordin e saj ”, thuhet në postimin e rishpëndarë nga Rita.
Shifrat në fjalë si në koncertin e Duas dhe Ritës nuk janë shifra zyrtare, por referuar faqeve të ndjekësve të tyre.
Është folur dhe stërfolur kaq shumë herë për konfliktin që ekziston mes dy këngëtareve me origjinë shqiptare nisur nga mënyra se si Dua Lipa dhe Rita Ora e shmangin njëra-tjetrën edhe nëpër evente tregon se bëhet fjalë për një “armiqësi” mes tyre.