Videoklipi i këngës “Shine Ya Light”, të cilin ylli botëror i muzikës, Rita Ora, e xhiroi në Prishtinë, nis me lajmin që jep djaloshi: “Rita po vjen, Rita po vjen”.
Por ajo nuk do të vijë në Prishtinë. Së paku jo me një koncert në pesëvjetorin e pavarësisë së Kosovës, për të cilin ia kanë bërë ftesën institucionet kosovare.
Ministri i Kulturës, Memli Krasniqi – i cili i prin Këshillit Organizativ të aktiviteteve festive të jubileut – ka dhënë lajmin.
Ai ka thënë se Rita Ora nuk do të jetë në Prishtinë, për shkak të angazhimeve të saj, informon “KD”.
Këngëtarja e njohur shqiptare pranoi që të vinte në Shqipëri më 28 nëntor, ku mbajti një koncert entuziast me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipëisë.