8 tetor 2015 – A do të jetë sot këngëtarja Rita Ora në stadium për të parë nga afër djemtë e Kombëtares në përballjen e madhe mes Shqipërisë e Serbisë?

Në rrjete sociale dhe portale online po qarkullon një foto, ku duket një biletë e vlefshme për ndeshjen Shqipëri-Serbi që mban emrin e Rita Orës.

Në foto nuk bëhen publike as hyrja nga e cila do të hyjë këngëtarja, e po ashtu as rreshti dhe vendi ku ajo do të qëndrojë gjatë ndeshjes.

Ardhja e divës me origjinë shqiptare mund të jetë surpriza e mbrëmjes.

/portali DurresLajm/