Super-ylli Rita Ora ka treguar se kishte kërkuar terapi pasi ka problem me gjumin pas traumës së shkaktuar nga nje hajdut. Rita ka folur hapur për shëndetin e saj mendor dhe për anën e errët të famës, shkruan The Sun.

Më 28 nëntor 2015 ajo pësoi një traumë, pasi dikush i kishte hyrë në shtëpinë e saj në Londër, ku flinte me motrën e saj Elenën, duke i marrë 200.000 paund. Ajo zbuloi për emisionin Bizzarre Life, se i eshte dashur të bejë terapi për ta kthyer jetën në rrugën e duhur.

Rita tha se edhe sot ka problem me gjumin, ngaqe vetëm të dish se një person i huaj ka hyrë në shtëpinë tënde është ndjenjë e keqe. Madje këngëtarja tha se motra e saj, Elena e kishte edhe më të vështirë kalimin e kësaj situate ngaqe është përballur me grabitësit.