Rita Ora, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes së paparacëve. Këtë herë nuk bëhet fjalë për shoqërimin e saj me Lewis Hamilton, por ajo ka rënë në sy për veshjen e saj ekstravagante.  Këngëtarja e suksesshme me origjinë shqiptare është parë në rrugët e Manhattan, New York, ku ka dalë për punë të enjten.

Ajo kishte veshur një fustan të shkurtër gri, që i tregonte linjat seksi, por mesa duket fustani ishte aq i shkurtër saqë kur zbriti nga makina, Rita duhej të mbulohej me duar. Për këtë arsye paparacët kanë publikuar menjëherë disa foto të saj.