Ajo është fotografuar së fundmi teksa linte shtëpinë e Dave Gardner’s, ish të dashurit të saj, por këngëtarja e famshme Rita Ora duket se s’ka kohë për të humbur duke pritur.

Kështu 22 vjeçarja është fotografuar me Luke Magill, buzë një pishine në Las Vegas.

Me bikini të zeza ajo duket e shpenguar teksa puthej dhe përqafohej me të dashurin e saj të ri.