Pak ditë para protestës kombëtare të 20 shkurtit të thirrur nga opozita, “Rithemelimi” ka njoftuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar në datën 10 shkurt në orën 16:30.
Në mesazhin dërguar anëtarëve të Këshillit Kombëtar bëhet e ditur se Këshilli Kombëtar do të mblidhet për të diskutuar rreth situatës politike në vend, por edhe aksionit opozitar, i cili do të kulmojë me protestën kombëtare të thirrur më 20 shkurt.
Kujtojmë që mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD do të jetë pa praninë e Sali Berishës, pasi ky i fundit ndodhet në arrest shtëpie prej datës 30 dhjetor 2023.