River Clean up Albania zhvilloi një ditë më parë aksionin e 41-të në pyllin me pisha dhe plazhin e Gjirit të Lalëzit.

Këtë herë, pjesë e grupit të vullnetarëve u bë modelja me famë botërore Emina Çunmulaj, e cila kontribuoi personalisht për pastrimin e kësaj zone.

Rreth 50 vullnetarë tē angazhuar në terren mblodhën 55 thasë me mbetje, por edhe mbetje të tjera prej rreth 400 kg, që u grumbulluan së bashku dhe do të spostohen nga NSHK

Aksionit të pastrimit iu bashkua edhe administratori i Ishmit, Kadri Gjyli, 10  punonjës nga Agjencia e Zonave të Mbrojtura, Prefektura Durrës, etj

Beteja për pastrimin e lumit Ishëm, më të ndoturit në Evropë nga plastika vazhdon.