“River Clean Up Albania” e ndali aksionin e radhës, të datës 8 tetor 2022, në lumin e Tërkuzës, që rrjedh në pjesën veriore të Tiranës dhe derdhet në lumenjtë Tirana dhe Ishëm.

Ky është aksioni i dytë në lumin Tërkuzë në vazhdim të aksionit të zhvilluar në Ditën e Mjedisit më 5 Qershor 2022.

Këtë herë Lëvizja e “River clean up Albania” i bashkohet iniciativës së “European House”, jo vetëm për aksion pastrimi bashkë me ambasadorët e BE-së në Shqipëri e Drejtorinë e Shërbimit Bashkia Krujë, por edhe vendosjen e koshave të mbetjeve urbane pranë shkollës “Korb Muça” në Qerekë të Krujës.

Kjo erdhi si kontribut i grumbullimit e riciklimit të plastikës nga shkollat e Durrësit dhe mbështetësve privatë të Këshillit Rajonal të Bashkëpunimit, që besuan e suportuan iniciativat e lëvizjes së “River clean up Albania”.

Organizata Ndërkombëtare River CleanUp, e cila është themeluar në Belgjikë dhe ka për mision pastrimin e lumenjve, punon prej dy vitesh në Shqipëri.

Synimi i saj është që përmes një levizjeje vullnetare që ka përfshirë universitetit dhe shkollat e Durrësit, të ndërgjegjësojë shqiptarët lidhur me pastrimin nga plastika të lumenjve.

Organizata i ka përqëndruar përpjekjet e saj në pastrimin e lumit Ishëm, dhe degëve që derdhen në të, duke qenë se ky lumi njihet si një ndër më të ndoturit në Europë.

Lëvizja ka bërë qindra vullnetarë nga Universiteti “Aleksandër Moisiu”, gjimnazet e qytetit të Durrësit, përfaqësues të organizatave rinore, natyrëdashës, etj.