River Cleanup Albania ka nisur një tjetër projekt vullnetar për pastrimin e lumenjve nga ndotja plastike, ku kësaj radhe projektit i janë bashkuar 9 shkolla të bashkisë së Durrësit si dhe universiteti “Aleksandër Moisiu”.

Puna e tyre është e përqendruar në lumin Ishëm, pasi është një ndër lumenjtë më të ndotur në Shqipëri dhe Evropë.

Ndërkohë, bashkia e Durrësit ka mundësuar transportin si dhe magazinën ku do të grumbullohen mbetjet plastike.

“Transporti nga Bashkia Durrës dhe depozitimi në magazinën Ame Ambient u krye me sukses! Presim thasë të tjerë të mbushur nga shkollat e Durrësit. Faleminderit shkollave për durimin e pritjes! Nuk do ketë më vonesa. Urojmë ta mbushni thesin e madh të gjithë shkollat, në një javë! Ne jemi gati t’ju ndihmojmë si bashki me transport! Faleminderit për edukimin që përcillni tek fëmijët dhe prindërit, mësues të shkollave: Vinçenc Prendushi, Bajram Curri, Abedin Dino!”-u shpreh Drejtori i Pastrimit dhe Gjelbërimit, Shpëtim Hidri.

“Fëmijët grumbulluan në 3 thasët e parë masivë plot 220 kg plastikë PET.”– u shpreh Alush Xhihani nga kompania e riciklimit italo-shqiptare S.A.R.R Ame Ambient me faturë, e cila na siguroi magazinën dhe 29 thasët e parë masivë falas, për të nisur projektin e mbledhjes dhe riciklimit të plastikës nga shkollat.

Edukimi si një mision në vazhdim për pastrimin e lumenjve nga ndotja plastike, është përshëndetur zyrtarisht si bashkëpunim midis Rektorit të UAMD-së, Prof. Dr. Kseanela Sotirofski dhe Themeluesit e Liderit të River Cleanup, Thomas de Groote, si edhe Zyrës Arsimore Vendore, Durrës, Drejtorit Jonida Matohiti dhe River Cleanup, Bruksel.