River Cleanup Albania vazhdon e aksionet e saj të pastrimit, teksa numëron plot 32 të tilla.
Të dielën, të rinjtë dhe të rejat nga Cleanup Albania, pastruan për dy orë zonën tek Ura e Astirit, përroi i Lanës, teksa aksionit të tyre iu bashkuan dhe fëmijë e banorë të zonës.
Rezultati 120 kg mbetje e ngurtë e përzier, kryesisht plastikë.
“-Ky aksion u organizua me pjesëmarrjen e 12 vullnetarëve:
7 vullnetarë të #RiverCleanupAlbania nga të cilët 4 të rinj,
5 banorë të zonës, 3 prej tyre fëmijë.
-Faleminderit familjes së Bujarit dhe vëllezërve Selmani, që ndihmuan me mjete pune si karrocë dhe lopatë.
-Faleminderit punonjësve dhe drejtorit të kantierit të kompanisë Salillari group, që mundësuan largimin e mbetjeve në landfillin e Sharrës.
-Mirënjohje pafund vullnetares sonë Irisa Aliaj, që gjeti hotspotin dhe pati guximin ta ndërmarrë këtë aksion pastrimi!”, thuhet në postimin e River Cleanup.
“Shpresojmë shumë të na shtohen vullnetarët nga qyteti i Tiranës, të ndihmojnë vullnetarët e Durrësit, pasi rrjedha urbane e Lanës paraqitet si ndotësi kryesor, që sjell mbetjet plastike në grykëderdhjen e Ishmit, duke ndotur Kepin e Rodonit dhe Detin Adriatik!
Pastro lokalisht, festo globalisht.”, përfundon mesazhi i tyre.