Agjencia Shtetërore e Kadastrës ka përfunduar rivlerësimin e banesave në të gjithë Shqipërinë. Ky proces zgjati 2 vite nga momenti që u hap dhe u shty disa herë për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve.

Kreu i ASHK-së, Artan Lame, në një deklaratë për mediat, bëri të ditura edhe shifrat se sa procese rivlerësimi u kryen.

Tirana është qyteti me numrin më të madh për rivlerësimin e pronës.

“Ata që morën rivlerësimin janë 113 mijë familje. Gjithashtu mbetën dhe 398 familje, pasuri, për të cilët nuk u përfundua procesi i rivlerësimit në ditën e fundit, në datë 2 Gusht. Rekordin e mban Tirana me një shifër të paimagjinueshme, 47293 rivlerësime të kryera. Kjo tregon dhe për zhvillimin e qytetit dhe bumin e transaksioneve në qytet. Vendin e fundit e mban Hasi me 35 rivlerësime”.

Procesi i rivlerësimit të pronave i dha buxhetit të shtetit 12.7 miliardë Lekë.

Procesi dha në buxhetin e shtetit 12.7 miliardë Lekë, rreth 110 milionë Dollarë. Është një shifër që tejkalon shifër të proceseve të viteve të mëparshme”, u shpreh Artan Lame.