Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme i cili ishte parashikuar që të bëhej këtë vit do të zgjasë deri vitin e ardhshëm.
Ministri i Financave Petrit Malaj, teksa prezantoi buxhetin për vitin 2025 tha ndër të tjera se rivlerësimi i pasurive do të bëhet paralelisht me çmimet e reja të referencave.
Ai u shpreh se ‘nga procesi i rivlerësimit të përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë, jo vetëm ata që duan të kryejnë disa shitje brenda 2024-s’.
“Pjesa e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme do të bëhet paralelisht me çmimet e reja të referencës që po vlerësohen në të gjithë territorin e Shqipërisë, në mënyrë që nga procesi i rivlerësimit të përfitojnë të gjithë qytetarët shqiptarë, jo vetëm ata që duan të kryejnë disa shitje brenda 2024-s, pra është një proces që do të zgjasë edhe vitin e ardhshëm derisa të përcaktojmë çmimet e referencës”, tha Malaj në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.