Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 4”, Rizarta Hoxha, ka folur për raportin e saj me Aldon gjatë një interviste në “Natën me Aulonën”. Ajo shprehu se gjërat nuk shkuan më shumë se aq dhe shfaqet e pasigurt për vijimësinë e marrëdhënies jashtë shtëpisë.
Biseda në studio:
Aulona: “Diferenca e moshës ishte problem për ty?”
Rizarta Hoxha: “14 vite ishin. Ndoqa vetëm ndjesitë e momentit, nuk doja ta analizoja situatën aq shumë, se bëhej shumë mbytëse. Thjesht po shikoja si po shkonte, ku po shkonte. Shkoi deri aty ku shkoi dhe kaq mund të them për gjithë atë situatë.”
Aulona: “E ke mbyllur, do të ketë një mundësi kur të dalë jashtë Aldo?”
Rizarta Hoxha: “Nuk e di. Kam parë shumë gjëra qëkur kam dalë dhe di të them që nuk e di.”
Aulona: “Je e paqartë, je konfuze?”
Rizarta Hoxha: “Tani mund të them që nuk e di, me gjërat që kam parë.”