13 nëntor 2015 – Dëmtimi i kapitenit të Teutës Bledian Rizvani duket se është më serioz se sa u duk, portieri durrsak ka dëmtime në nofull dhe te pjesa poshtë syrit. Mjekët nuk kanë dhënë ende një përgjigjie se kur do të kemi riaftësimin e Rizvanit pasi gardiani i portës së Teutës duhet të presë që pjesët e demtuara të shfryhen e më pas t’i nënshtrohet një operimi. Por “Ujku” duhet të presë dhe disa ditë që të mësojë se në ç’gradë është dëmtimi, këtë gjë e pohon dhe vetë Rizvani.
“Kam një demtim te kocka poshtë syrit dhe mjekët po presin që të shfryhet dhe pas 3-4 ditësh t’i nënshtrohem një ndërhyrje kirurgjikale. Nuk di ende se kur mund të jem i riaftësuar, pas operimit besoj do të ketë një përgjigje nga ana e mjekëve. Dua të falenderoj gjithë ekipin për mbështetjen si dhe tranjerin dhe presidentin pasi më janë gjendur pranë.
Në veçanti Artur Maganin si dhe Rustem Hoxhën që më dedikuan golat por dhe të gjithë ekipin. Ishte një godije e pavullnetshme dhe shpresoj që Turi të vazhdojë kështu dhe të shënojë sa më shumë gola. Gjithashtu uroj që Teuta të këtë këtë vazhdimësi me rezultate pozitive”, ka mbyllur kapiteni i Teutës Rizvani.
Kujtojmë që dëmtimi erdhi në seancën e fundit stërvitore para ndeshjes me Flamurtarin. Rizvani u demtua pas një përplasjeje me sulmuesin e Teutës Artur Magani i cili gjatë përplasjes e ka goditur me gju duke i shkaktuar demtimin kapitenit i cili është derguar menjëhërë në spitalin e Durrësit për të marë ndihmën mjekësore pas asaj të dhënë nga mjekët e skuadrës së Teutës.
/portali DurresLajm/