Impenjimi i Kombëtares për ndeshjet miqësore ka bërë që Superliga të jetë pushim për dy javë. Ndërkohë që skuadra durrsake i është rikthyer stërvitjes dhe me grupin po stërvitet dhe mesfushori Bledar Hodo, i cili po rekuperohet pas atij dëmtimi që e privoi dhe nga ndeshja me Partizanin.

Ndërkaq portieri i durrsakëve Bledian Rizbani shprehet se ky pushim dy javor i kampionatit i ka shërbyer skuadrës për të përgatitur sic duhet sfidën me Flamurtarin. “Jemi në  në gjendje optimale dhe janë rekuperuar edhe lojtarët e dëmtuar përveç Ditës që fatkeqësisht ka dëmtim të rëndë dhe tani tani duhet të stërvitemi fort që të arrijmë të jemi të gatshëm për ndeshjen. Ndërprerja e kampionatit na ka bërë mirë pasi kemi patur kohën e duhur për ta përgatitur ndeshjen me Flamurtarin. Tani kjo periudhë do të na shërbejë për qetësi dhe për tu stërvitur.

Them që kjo ndërprerje erdhi në momentin e duhur, jemi një pikë mbrapa Kukësit dhe tani duhet që të bëjmë mirë llogaritë tona dhe të tjerëve , por llogaritë bëhën duke marrë pikët dhe të fitojmë. Stafi punon mirë me ekipin si në stërvitje por dhe di ta ngrejë moralisht skuadrën. E gjithë skuadra ka parametrat e duhura që në ditën e ndeshjes të japim më të mirën tonë kundër vlonjatëve, mendjen e kemi tek sfida e radhës,” ka mbyllur bisëdën e tij Rizvani.