18 janar 2015 –  Të gjithë u surprizuan në mëngjes, kur doli lajmi se Arjen Robben ishte kafshuar nga një krokodil në Katar ku Bajerni i Mynihut po zhvillon minifazën përgatitore të dimrit, por në fund për fat u zbulua se gjithcka kishte qenë një shaka. Asnjë kafshim krokodilim por një batutë që mashtroi gazetarët e të përditshmes gjermane Bild. Lajmi i shpërndarë prej saj se Robben ishte kafshuar nga një krokodil bëri shpejt e shpejt xhiron e botës, por pastaj u përgënjeshtrua nga vetë holandezi pasditen e së shtunës, me Robben që deklaroi:

"I vura në lojë të gjithë". Në këtë pikë është gjithcka e qartë, bëhej fjalë vetëm për një shaka të holandezit, edhe pse nuk është 1 prilli. Sipas lajmit të parë që u publikua në mëngjes nga Bild, Arjen Robben ishte kafshuar nga një krokodil në krahun e majtë ndërsa merrte një top që kishte rënë në liqen pranë fushës stërvitore gjatë fazës përgatitore të Bajernit në Katar. Por pasdite u zbulua dhe e vërteta me të përditëshmen Bild që sqaroi po vetë gjithcka. Robben kishte vendosur të argëtohej duke vënë në lojë një nga gazetarët duke shpikur gjithcka. "Ishte vetëm një shaka. Ua hodha të gjithëve", – deklaroi holandezi, duke shpjeguar se fashimi në krahun e majtë i detyrohej një incidenti të thjeshtë.