Ditën e hënë, artisit Robert Aliaj ka postuar në IG e tij një fotografi ku duket së bashku me një vajzë duke shkuar për t’u bashkuar me një grup fansash për të nderuar këngëtarin legjendar Davide Boëie.
Me sa duket Aliaj e ka pasur idhull këtë artist dhe shpreh dhimbjen për humbjen e tij, dhe ndjehet i zhgënjyer e i revoltuar për mënyrën se si lajmi i vdkjes së këngëtarit nuk u përhap në mediat shqiptare.
Ja çfarë shkruan ai:
“Sa e rëndë për adhuruesit shqiptar të Boëie kur konstatojnë që për mediat shqiptare vdekja e tij është më pak e rëndësishme se sa zbulimi gjoja pa dashje i celularit të b***s me silicon të një pseudo-këngëtareje ose këngëtari tallavaje. Sigurisht që nuk mund ti kërkohet sensibilitet një gjenerate tallaveraxhinjsh të shpifur si kërpudha mbas shiut këto 20 vite të tranzicionit problematic që krijoi terren vetëm për këtë kategori vemjesh pa shije dhe delirante selfish që shpallen VIP-a”.
Ndërkohë Roberti njihet si një artist i drejtpërdrejtë, njeri i kritikave të forta ndaj mediave në përgjithësi dhe një grupi të caktuar artistësh në vendin tonë.