Të qënurit person publik, të detyron të jesh gjithmonë në formë dhe i kuruar, e me kalimin e viteve kur mosha ndryshon, kërkon edhe disa ndërhyrje estetike.
Ndërhyrje të cilat, jo të gjithë personazhet e Show-Bizz i pranojnë, për të mos u paragjykuar dhe kritikuar nga publiku.
Mirëpo, për Robert Berishën ky kompleks nuk ekziston, pasi në një postim ai tregon një moment nga trajtimi në një qendër estetike, duke bërë botoks për të zhdukur rudhat e ballit.
Ai nuk i druhet aspak paragjykimit dhe ka postuar foto dhe video nga procesi, ku shprehet se është mjaftueshëm i lumtur.