Robert Berisha sot cilësohet si një nga meshkujt më tërheqës të showbiz-it shqiptar dhe ka arritur të fitojë zemrat e të gjithëve. Tani ai merret vazhdimisht me palestër dhe ka ndërtuar një trup plot muskuj, por duket se 20 vite më parë nuk ka qenë njësoj.

Këngëtari ka publikuar në "Instagram" një foto shumë të vjetër, në të cilën shihet së bashku me një mikun e tij. Roberti duket shumë larg pamjes që ka sot; shumë më i dobët dhe fiziku i tij është i zakonshëm për një djalë të ri.