Ata janë padyshim një nga çiftet më të dashur të mediave rozë. Robert Berisha dhe Nora Istrefi janë të martuar prej 4 vitesh dhe sot janë prindër të një vajze 3-vjeçare. Dy këngëtarët e njohur kanë aq shumë vite bashkë saqë na duket sikur i kemi parë gjithmonë ashtu.

Mirëpo të gjithë jemi kuriozë të dimë se cili është sekreti i një martese kaq jetëgjatë dhe mbi të gjitha të lumtur. Në një intervistë për median Robert Berisha ka rrëfyer se ku qëndron sekreti i martesës së lumtur mes tij dhe Norës.

"Nuk ka sekrete për një martesë të lumtur, vetëm dashuri dhe respekt. Shumicën e kohës jemi bashkë, përveç një të shtune në javë. Nga e diela deri të premten jemi bashkë, kurse çiftet e tjerë, të cilët punojnë tetë orë nga e hëna në të premte, shihen më pak se ne",-thotë këngëtari duke na lënë të kuptojmë se fakti që ata kalojnë shumë kohë bashkë është sekreti i martesës së tyre të lumtur.

Roberti në këtë intervistë ka zbuluar, gjithashtu, se mes tij dhe Norës nuk ka konkurrencë edhe pse punojnë në të njëjtën industri. “Nuk e shoh Norën si konkurrencë, por vetëm si personin që dua fort”,-ka thënë ai.