I pranishëm në protestën e të rinjve dhe aktivistëve të qeverisë civile për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha ka qenë dhe regjisori Robert Budina.

Teksa kanë ndërhyrë Forcat Renea për të pastruar dëmet, ai është shfaqur i përlotur para efektivëve dhe u ka bërë thirrje të tërhiqen.

“Kam që në ‘90 që rri në rrugë. Ça i kemi bërë ne këtyre njerëzve?! Më shihni të armatosur?! Si mund të vijë polici dhe të më thotë ‘ik’?! A keni vëllezër? Motra? Prej jush e kam çuar fëmijën jashtë shtetit se nuk jeton dot këtu.

Ça turpi jeni! Ku i keni armët? Si më shtyni mo?! Ku e gjeni kurajon?! Hiqe atë armë dhe trego se je qytetar. T’ju vijë turp. S’mund të gjuani. Ju na nxirrni dhe na detyroni që të kthehemi në dhunues. Hidhni gaz”, – tha Budina.