TIRANE, 15 maj 2013– Shkrimtari, përkthyesi dhe specialisti kanadez i studimeve shqiptare, 63-vjeçari Robert Elsie njihet si një nga folësit dhe studiuesit më të njohur të gjuhës shqipe. Me një diplomë në Linguistikë, Elsie pati rastin të studiojë edhe në Institutin e Linguistikës në Universitetin e Bonit në vitin 1978, i cili kishte kontakte të rralla me Shqipërinë e asokohe. Kështu, ai vizitoi Shqipërinë disa herë dhe Kosovën gjithashtu.

“Mësova shqip, sepse isha shumë i interesuar për Shqipërinë dhe për shqiptarët, që nga vizita e parë në vitin 1978. Them se nuk mund të kuptosh asgjë nga një popull pa kuptuar gjuhën e tij. E sigurt është gjithashtu që nuk mund të veprosh në fushën e albanologjisë pa ditur gjuhën. Habitem gjithmonë për ata “albanologë” të huaj që shkruajnë për Shqipërinë dhe për shqiptarët dhe nuk kuptojnë asnjë fjalë shqip”, shprehet ai në një intervistë  për “GSH” në.

 Sipas tij është e vështirë që të bësh një krahasim mes shqipes dhe gjuhëve të tjera

Është vështirë ta krahasosh gjuhët e botës. Çdo gjuhë ka bukurinë apo forcën e vet. Për shqipen mund të them vetëm se ishte shumë e vështirë për ta mësuar. Jam lodhur shumë. Por çfarë kënaqësie kur e kupton dhe e flet!”, nënvizon kanadezi.

Përshkrimin mbi Shqipërinë ai e paraqet  me këto fjali:

Shqipëria më mahnit, më lodh dhe më çmend. Por ky vend nuk është kurrë i mërzitshëm. Gjithmonë ka diçka për të zbuluar, diçka që të habit, të gëzon, të tmerron… Ka sigurisht një mijë gjëra që nuk më pëlqejnë në Shqipëri – mbase jam bërë shqiptar! – Por nuk imagjinoj se mund të jetoj pa Shqipërinë”, thekson Robert Elsie.