Aktori i njohur, Robert Pattinson ka rezultuar pozitiv me koronavirus. 34-vjeçari është tashmë në izolim dhe janë ndërprerë edhe xhirimet e filmit “The Batman”.
Burimet për “Vanity Fair” thanë se aktori u infektua vetëm disa ditë pasi rifilloi xhirimi i filmit me vlerë 100 milionë paund, ndërsa nuk dihen detaje për gjendjen e tij shëndetësore.
Puna për filmin rifilloi në janar në Londër dhe më pas u tranferua në Liverpool për shkak të pandemisë. Në mes të muajit, si në të gjithë botën e kinemasë dhe televizionit, xhirimet ishin pezulluar për një datë të mëvonshme.
Xhirimet nisën vetëm tre ditë më parë dhe kjo ndërpritje tani do të kushtojë qindra mijëra dollarë edhe do të vonojë publikimin e filmit.





