I ftuar sot në emisionin "Kush vjen për drekë" muzikanti i njohur Robert Berisha, ka treguar se bashkëshortja e tij, Nora Istrefi nuk di fare të gatuajë dhe për rrjedhojë, ai "detyrohet" të gatuajë vetë.

"Nora nuk gatuan fare sepse nuk di të gatuajë mirë. Ushqehemi kryesisht jashtë sepse jemi shumë të zënë dhe drekën zakonisht e hamë tek mami. Por unë gatuaj më shpesh",- ka thënë Roberti.

Ndërsa për të voglën Renne, Roberti tregon se kujdeset një dado pasi ajo kthehet nga kopshti.

"Pas orës 3 që vjen nga kopshti është një dado që kujdeset për të. Ne jemi të zënë, studio, palestër, fundjavave jemi jashtë dhe kur kthehemi, kthehemi të lodhur."