Ka pak kohë që çifit është vënë në qendër të mediave rozë, për largësinë që kanë me njëri-tjetrin. Për herë të parë Roberit tregon për ‘Prive.al”, se si është marrëdhënia mes tyre, përse nuk ka qëndrua larg me bashkëshorten e tij ditën e ditëlindjes së saj, dhe për jetën e tij artistike. 

Siç tregon producenti, ai nuk është i dhënë pas imazheve dhe nuk do të postojë foto për t’u treguar të gjithëve që është i dashuruar dhe i lumtur: “Unë s’kam qejf me fotografu shumë veten. Nora është krejt tjetër, ashtu si të gjitha femrat. Kudo që të jetë “hajde më bëj një foto”. Por ne nuk jemi si çiftet e tjera të bëjmë selfie dhe të tregojmë se sa të dashuruar jemi”, – thotë ai.

Ndërkohë që mungesës për ditëlindjene Norës ai e shpjegon në këtë mënyrë: “Ditën e ditëlindjes, Nora ka qenë në fitness. Pas fitness-it është takuar me Erën për t’u nisur për Shkup dhe pastaj për Londër. Nuk ka qenë me mua, sepse Nora këndon… Nuk ka ditëlindje për neve. Unë kam 25 vjet që nuk festoj ditëlindje” – tregon Roberti, i cili natyrisht rrëfen edhe dhuratën speciale që i ka bërë bashkëshortes.