Kosovë, 26 gusht 2014 – Skuadra e Prishtinës më 6 shtator do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën turke Sivasspor, dhe këtë takim mezi po e pret edhe trajneri brazilian, ish futbollisti i njohur Roberto Carlos.
Ish kampioni i Botës me Brazilin dhe i Europës me Real Madrid ka deklaruar për Klan Kosovën se 6 shtatori do të jetë festë futbolli në Prishtinë.
"Mezi po pres të shoh Prishtinën, do të jetë një ndjenjë e mirë të luajmë atje dhe do të jetë një festë futbolli, është nderë që Sivasspor luan në Prishtinë", ka deklaruar një prej legjendave të futbollit botëror.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





