Kosovë, 7 shtator 2014 – Roberto Carlos, trajneri i Sivasspor, ka falënderuar Prishtinën për mikpritjen, ndersa rezultati i ndeshjes miqësore nuk ka rëndësi për ish yllin e Brazilit dhe Real Madrid.
Sivasspor e fitoi përballjen me Prishtinën me rezultat 0-2, por, për trajnerin e ekipit turk rezultati i këtij ballafaqimi nuk ka shumë rëndësi. Ish kampioni i Botës me Seleçaon dhe "Los Blancos" i ka lënë përshtypje mikpritja dhe per kete ka falënderuar edhe ekipin vendas.
"Ndihem i nderuar, i falënderoj për mirëpritje. Nuk është i rëndësishëm rezultati i këtij takimi. Ky është si një përgatitje për ndeshjet tona të radhës në kampionatin turk", tha pas ndeshjes për "Tribunën" Roberto Carlos.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





