Boksieri me origjinë shqiptare, Robin Krasniqi, është shpallur kampion bote në WBA dhe IBO në divizionin “light heavyweight” që përfshin peshat 76-79 kg.

Mbrëmjen e së shtunës, 33-vjeçari arriti të rrëzojë me “Knock Out” në raundin e tretë gjermanin Dominik Bëzel.

Të tre raundet e ndeshjes folën për Krasniqin, i cili bëhet kështu i pari boksier me origjinë shqiptare që shpallet kampion bote.