10 mars 2015– Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk u ndje aspak mirë kur roboti i famshëm Asimo, refuzoi t’i jepte dorën në praninë e dhjetëra të pranishmëve. Kancelarja ndodhej në Miraikan, Muzeu Kombëtar i Shkencës në Tokio, Japoni, ku gjigandi i Honda-s po bënte një prezantim të robotit. Teksa pa humanoidin të luante me top dhe të kërcente, e mahnitur nga performanca e tij, Merkel iu afrua për ta përgëzuar dhe për t’i dhënë dorën, por pa sukses.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/